Trajtimi i fëmijëve prematurë/ Super punë e stafit të maternitetit “Koço Gliozheni”

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Në maternitetin “Koço Gliozheni” çdo ditë luftohet për të shpëtuar jetë.

Stafi i këtij materniteti kryen çdo ditë një super punë për kujdesin dhe trajtimin e fëmijëve prematurë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi sonte një foto nga stafi i maternitetit “Koço Gliozheni”.

“Super punë e stafit të maternitetit “Koço Gliozheni”, për kujdesin dhe trajtimin e fëmijëve prematurë, ku çdo ditë luftohet për të shpëtuar jetë”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Vetëm para disa ditësh, pas 50 ditësh shumë të vështira në terapi intensive në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, një foshnje e vogël që lindi në javën e 27, vetëm 1000 gramë, e ka fituar betejën për jetën. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.