Kuvendi shqyrton sot projektvendimin për shkarkimin e Presidentit

TIRANË, 9 qershor /ATSH – I. Vata/ Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar projektvendimin për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës për shkak të shkeljeve të rënda.

Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë sot projektvendimin “Për miratimin e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, si dhe Projektvendimin “Për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës për shkak të shkeljeve të rënda të Kushtetutës”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.