Gjonaj: Integrim në shoqëri i të miturve në konflikt me ligjin

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Ministria e Drejtësisë po vijon me ngritjen e kapaciteteve të punonjësve të terrenit për të krijuar modele rehabilitimi dhe riintegrimi në shoqëri të të miturve në konflikt me ligjin.

Në bashkëpunim me organizatën “Terre des Hommes” dhe pushtetin vendor, Ministria e Drejtësisë realizoi një tjetër takim për t’u lehtësuar rehabilitimin të miturve që kanë kryer një vepër të lehtë penale.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se “kemi gjithë përkushtimin për t’u mundësuar atyre punësim dhe pjesëmarrje në kurse të formimit profesional, duke sjellë gjithnjë e më shumë rezultate pozitive në ndihmë të të miturve, të cilët mbikëqyren nga Shërbimi i Provës nëpërmjet asistencës psiko-sociale dhe komunitare”.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.