“Fjalët e Mbrëmjes”/ Rama citon shkrimtarin Jean Paul: Veprimet e mira na nderojnë, ne jemi bijtë e veprave tona

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Fjalët e Mbrëmjes” ka cituar fjalët e shkrimtarit gjerman Jean Paul, një nga klasikët e mëdhenj të letërsisë gjermane.

“Veprimet e mira na nderojnë, ne jemi bijtë e veprave tona”, tha kryeministri duke cituar fjalët e Jean Paul.

Kryeministri e shoqëroi këtë thënie me foton e shkrimtarit.

Jean Paul, pseudonimi i Johann Paul Friedrich Richter ka lindur më 21 mars 1763, në Gjermani. Jean Paul është një nga klasikët e mëdhenj të letërsisë gjermane. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.