Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – BB: Rritje globale e pabarabartë në 2021

UASHINGTON, 8 qershor /ATSH-DPA/ – Ekonomia globale pritet të zgjerohet me 5,6 % këtë vit, por vendet në zhvillim do të hasin vështirësi për shkak të efekteve afatgjata të pandemisë, njoftoi sot Banka Botërore.

“Edhe pse një rritje e tillë është ritmi më i shpejtë post-recesion në 80 vjet, prapëseprapë prodhimi i përgjithshëm global mund të mbetet 2 % më pak sesa në rast se pandemia nuk do të kishte ndodhur dhe kufizimet pasuese mbi biznesin nuk do të ishin vendosur”, vlerësoi banka.

“Ndërsa kërkesa e mbyllur mund të rezultojë në ekonomi të pasura, të mëdha si SHBA dhe Kina, në rritje përkatësisht me 6,8 % dhe 8,5 %, kombet më të vogla dhe më të varfra do të duhet të presin deri në vitin e ardhshëm për të rifituar humbjet e të ardhurave për frymë, që do të thotë se rritja globale do të jetë e pabarabartë”, shtoi BB.

Sipas institucionit, midis ekonomive me të ardhura të ulëta, ku vaksinimi ka ngecur, efektet e pandemisë kanë përmbysur fitimet e uljes së varfërisë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version