PARIS, 8 qershor /ATSH-ANSA/ – Dy persona u arrestuan sot në Drome, në juglindje të Francës, pasi një prej tyre qëlloi me pëllëmbë presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ky i fundit u qëllua ndërkohë që po takonte turmën e njerëzve që kishin dalë për ta pritur.
Presidenti është angazhuar këto ditë në një seri vizitash në rajone të ndryshme të vendit.
Incidenti u konfirmua edhe nga pallati presidencial francez, Elysée./ a.jor.
