Kombëtarja kryen stërvitjen e fundit në Pragë para miqësores me Çekinë

TIRANË, 8 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e fundit pasditen e së hënës në stadiumin “Generali Česká pojišťovna Arena” të Pragës, aty ku mbrëmjen e sotme do të luajë miqësoren me Republikën Çeke, që nis në ora 20:15.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të plotë stërvitore, dhe të gjithë lojtarët kanë marrë pjesë në ushtrimet kryesisht taktike nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja.

Tekniku ka bërë testime me lojtarët e grumbulluar sa i përket skemave dhe formacioneve të mundshme përgjatë rreth 90 minutave, që ishte edhe kohëzgjatja e seancës.

Nuk ka deri më tani probleme fizike për asnjë nga lojtarët që janë aktualisht me Kombëtaren në Pragë dhe grupi në dispozicion pritet të jetë i plotë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.