390 prokurorë e gjyqtarë të vetuar nga nisja e procesit, 139 shkarkime

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Rreth 390 gjyqtarë dhe prokurorë janë përballur deri tani me organin e Vetingut, proces kyç i cili ka nisur që në fund të vitit 2017 në kuadër të Reformës në Drejtësi, nën asistencën e ekspertëve të SHBA-së dhe BE-së, për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit.

Deri tani 165 gjyqtarë e prokurorë janë konfirmuar në detyrë, 139 janë shkarkuar nga detyra dhe 61 kanë dhënë dorëheqjen duke mos pranuar të përballen me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Po ashtu, procesi i Vetingut është ndërprerë për 53 gjyqtarë e prokurorë, për 8 është pushuar, ndërsa 2 janë pezulluar.

Procesi i Vetingut, i cili po vijon, bazohet në tre kritere kyçe: për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.