UASHINGTON, 7 qershor /ATSH-AFP/ – Rregullatori amerikan njoftoi sot se do të autorizojë një ilaç të ri kundër sëmundjes Alzheimer, për herë të parë në gati dy dekada.
“Me emrin Aduhelm dhe i prodhuar nga kompania farmaceutike “Biogen”, është trajtimi i parë i miratuar për sëmundjen Alzheimer që nga viti 2003″, tha në një deklaratë Agjencia e Barnave të Shteteve të Bashkuara (FDA).
“Mbi të gjitha, është trajtimi i parë i drejtuar në shkakun e sëmundjes, te prania e pllakave beta-amiloide në tru dhe jo vetëm te simptomat që shkakton”, shtoi agjencia.
Megjithatë, në nëntor, një komitet ekspertësh vendosi kundër autorizimit të këtij trajtimi, duke gjykuar se ai nuk kishte demonstruar mjaftueshëm efektivitetin e tij.
FDA ka përcaktuar se ka prova thelbësore që Aduhelm zvogëlon pllakat beta-amiloide në tru dhe se zvogëlimi i këtyre pllakave ka të ngjarë të rezultojë në përfitime të konsiderueshme për pacientët./ /ervo/
