INSTAT: Indeksi i kushtimit në ndërtim u rrit me 0.6 % në 3-mujorin e parë 2021

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ INSTAT bën të ditur se Indeksi i Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e parë 2021 shënoi rritje vjetore me 0,6 %, në krahasim me tremujorin e parë 2020.

Sipas INSTAT, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “kosto të tjera” me 0,9 %, pasuar nga grupet “shpenzime makinerie” me 0,8 %, “shpenzime për paga” me 0,5 %, “shpenzime transporti” me 0,4 % dhe “shpenzime materiale” me 0,3 %.

Brenda grupit “shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi rritjen më të lartë me 1,5 %.

Në tremujorin e parë 2021 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim shënoi rritje me 0,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “kosto të tjera” me 2,2 %, pasuar nga grupet “shpenzime transporti” me 1,9 %, “shpenzime për paga” me 1,8 % dhe “shpenzime materiale” me 0,9 %. Ndërsa, ulje ka shënuar grupi “shpenzime makinerie” me 0,8 %.

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për Banesa) mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip (8-10 kate).

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.