Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ Fluturime direkte për në Jerevan nga 10 korriku

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Nga 10 korriku qytetarët mund të fluturojnë për në Jerevan nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Lajmi u bë i ditur nga kompania Tirana Airport Partners.

Jerevani është qyteti dhe kryeqyteti më i madh i Armenisë me një popullsi prej rreth 1 milion banorë. Historia e Jerevanit daton në shekullin e 8-të para Krishtit, me themelimin e kalasë Urartiane të Erebunit në 782 para Krishtit. Me shembjen e Bashkimit Sovjetik, Jerevani u bë kryeqyteti i Republikës së pavarur të Armenisë në 21 shtator 1991.

Jerevani është një qendër udhëheqëse industriale, kulturore dhe shkencore në rajonin e Kaukazit.

Përgjatë muajit maj u shtuan edhe tre destinacione të reja për pasagjerët, Stokholmi dhe Malmo në Suedi dhe Amsterdami në Holandë. Ndërsa nga 14 qershori nisin fluturimet direkt drejt Riadit, kryeqyteti dhe qendra kryesore financiare e Arabisë Saudite. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.