Agjencia Telegrafike Shqiptare

Projekte të përbashkëta/ Rritje e bashkëpunimit mes bashkisë së Durrësit dhe OSBE-së

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka pritur në një takim kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Kryebashkiakja Sako i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit në lidhje më ndihmën e vazhdueshme që OSBE i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë vendit tonë.

Në këtë takim u bashkëbisedua për tema të ndryshme siç janë çështjet e sigurisë, rinia, bashkëpunimi i frytshëm me OSBE-në në fusha të ndryshme.

Kryebashkiakja Sako dhe ambasadori Vincenzo Del Monaco ndanë të njëjtin mendim mbi perspektivat për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit midis bashkisë së Durrësit dhe OSBE-së, si dhe ndërmarrjen e të tjera projekteve të përbashkëta në të ardhmen. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version