Më shumë mërkur në oqeane sesa në zonat industriale

ROMË, 30 maj /ATSH-ANSA/ – Mërkuri i akumuluar në oqeane tejkalon atë të zonave industriale të ndotura.

Sipas grupit ndërkombëtar të kërkimit të udhëhequr nga Universiteti danez i Aarhusit, që për herë të parë arriti të bëjë një matje të drejtpërdrejtë, thellësitë e oqeaneve janë vendet e fundit të akumulimit të këtyre ndotësve të rrezikshëm.

Mërkuri është një nga ndotësit më të rrezikshëm të prodhuar nga njeriu, sepse është një metal i rëndë që jo vetëm shkakton dëmtime serioze të shëndetit, veçanërisht të sistemit nervor, por është shumë jetëgjatë në mjedis, sepse nuk degradon me kalimin e kohës.

Mbetjet e mërkurit prodhohen nga një larmi e madhe e sektorëve industrialë dhe kur shpërndahen në mjedise detare mund të hyjnë në zinxhirin ushqimor.

“Lajmi i mirë është se oqeanet veprojnë si një depo e përhershme, dhe për këtë arsye ne mund të presim që zhiva që përfundon atje do të mbetet e varrosur për shumë miliona vjet”, theksoi Universiteti danez i Aarhusit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.