Agjencia Telegrafike Shqiptare

Liri më e madhe për rumunët e vaksinuar

BUKURESHT, 28 maj /ATSH-DPA/ – Qeveria rumune deklaroi se pret të lehtësojë më tej masat e vendosura për të përmbajtur koronavirusin, së bashku me liritë e reja për ata që janë vaksinuar kundër Covid-19.

Që nga 1 qershori, numri i pjesëmarrësve në ngjarje private dhe festive nuk do të kufizohet më për sa kohë që të gjithë të pranishmit janë vaksinuar.

Nëse të gjithë pjesëmarrësit ose të ftuarit nuk janë vaksinuar, restorantet dhe hotelet mund të veprojnë në një masë të kufizuar, në varësi të shkallës së incidencës rajonale.

Udhëtarët, për shembull nga Gjermania, duhet të përjashtohen nga detyrimi 10-ditor i karantinës nëse mund të sigurojnë një test negativ PCR brenda 72 orëve të fundit ose të provojnë se janë vaksinuar më shumë se 10 ditë më parë.

Shkalla e incidencës 14-ditore të Rumanisë ka rënë kohët e fundit në 46,78 për 100 000 persona, e cila është më e ulët se në shumë vende të tjera të BE. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version