Agjencia Telegrafike Shqiptare

FUTBOLL – Platini: Qëndrimi i Ceferin qesharak

ZYRIH, 28 maj /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka kritikuar pasardhësin e tij Aleksander Ceferin, pasi ka qenë shumë i ashpër ndaj ekipeve që  u përpoqën të krijonin një Superligë separatiste.

“Klubet e mëdha kanë dashur të largohen (UEFA) që prej 40 vjetësh. Kur të jeni president i UEFA, është më mirë ta parashikoni këtë sesa ta shihni veten të ballafaquar me një arritje të kryer dhe t’i trajtoni klubet si frikacakë, ashtu si bëri Ceferin. Kjo është qesharake”, deklaroi Platini për revistën franceze ”L’Equipe”.

Slloveni Ceferin foli fuqishëm kundër 12 klubeve që kishin propozuar Superligën dhe pas një reagimi të tifozëve, nëntë nga klubet u tërhoqën nga propozimet dhe u mirëpritën përsëri në UEFA.

Por, Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventus refuzuan të heqin dorë nga Super League dhe u paditën nga UEFA. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version