Ambasadorja Kim viziton Muzeun Etnografik të Kukësit/ Gjici poston fotot

TIRANË, 28 maj /ATSH – I. Vata/ Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka postuar sot disa foto gjatë vizitës që ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim zhvilloi në Muzeun Etnografik të qytetit.

Gjici, shkruan se në këtë muze, që e vizitojnë qytetarë të huaj dhe vendas, njihen me historinë e kulturës kuksiane.

“Mirëmëngjes, me fotot nga vizita e ambasadores amerikane Yuri Kim, në muzeun etnografik të qytetit, në të cilën vizitorët e huaj dhe vendas njihen me historinë e kulturës kuksiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Gjici.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.