Agjencia Telegrafike Shqiptare

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë u rrit me 3,1 herë në muajin prill 2021

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Masat lehtësuese për hapjen e graduale të ekonomisë kanë gjallëruar sektorin e transportit në muajin prill, teksa një vit më parë pothuajse gjithçka u bllokua nga përhapja e pandemisë.

Në muajin prill 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.333 mijë ton-kilometër, duke u rritur 3,1 herë, krahasuar me prill 2020.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), krahasuar me mesataren e muajve prill për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është rritur me 30,5 %.

Ndërsa në katërmujorin e parë vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 10.436 mijë ton/kilometër, duke u rritur me 11,1 %, krahasuar me katërmujorin e parë të vitit 2020.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version