Miqësoret e qershorit / Berisha nuk ia del dot, Reja fton edhe mbrojtësin Hoxhallari

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qershorit ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke.

Trajneri Edoardo Reja dhe stafi i tij kanë nisur punën me skuadrën, teksa po vlerësojnë edhe gjendjen e secilit prej tyre.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se portieri Etrit Berisha, i cili është paraqitur në grumbullim, i është nënshtruar vizitave mjekësore për shkak të një dëmtimi.

Pas konsultave me doktor Stesinën u konkludua se portieri nuk mund të jetë i gatshëm në kohë dhe iu dha leja që lojtarit të largohet nga grumbullimi.

Ndërkaq, tekniku Reja ka vendosur të thërrasë mbrojtësin e ”Tiranës”, Erjon Hoxhallari në Kombëtare. Bëhet me dije se lojtari është grumbulluar që sot me ekipin dhe ka nisur përgatitjet me grupin për dy miqësoret.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.