Agjencia Telegrafike Shqiptare

Baza Ajrore e Kuçovës, një ndër 5 qendrat logjistike të stërvitjes “Defender Europe 21”/ Së shpejti nis investimi për aeroportin e ri ushtarak të NATO-s

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Në Bazën Ajrore të Kuçovës, është ngritur një ndër 5 qendrat logjistike të stërvitjes ushtarake të NATO-s, “Defender Europe 21”.

Së shpejti në Bazën Ajrore të Kuçovës nis investimi për aeroportin e ri ushtarak të NATO-s.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video nga stërvitja e NATO-s “Defender Europe 21” nga Baza Ajrore e Kuçovës.

“Defender Europe 21” nga Baza Ajrore e Kuçovës, ku është ngritur një ndër 5 qendrat logjistike të stërvitjes dhe ku së shpejti nisi investimi për aeroportin e ri ushtarak të NATO-s”, shkruan Kryeministri Rama në tekstin shoqërues të videos.

“Qendra logjistike mbështet stërvitjen me transport, karburant, çadra, ushqim dhe çdo gjë tjetër Në Kuçovë u instalua edhe sistemi amerikan i raketave ‘Patriot’. Gjithashtu në Kuçovë policitë ushtarake shqiptare dhe amerikane po zhvillojnë stërvitje të përbashkët. Rruga e rindërtuar rishtas mundëson akses më të lehtë në bazën ajrore”, thuhet në video.

“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore. Rreth 28 mijë mijë trupa nga SHBA, por edhe nga vendet e tjera, aleate të NATO, po demonstrojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar si aleatë ushtarakë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version