Ndërtimi i Pediatrisë së re të Elbasanit/ Manastirliu: Realizimi i një ëndrre për mjekët

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mëngjesin e sotëm ka publikuar një foto së bashku me doktoreshë Irenën, e cila prej 27 vitesh është në shërbim të fëmijëve.

Përmes një postimi, Manastirliu shprehet se doktoreshë Irenës, sot pas 27 vitesh po i realizohet ëndrra për ndërtimin e një Pediatrie të re në Elbasan.

Gjatë ditës së djeshme, ministrja ka inspektuar punimet për rindërtimin e Spitalit të ri Pediatrik në Elbasan, i cili pritet të përfundojnë brenda vitit.

“Me dr. Irenën, prej 27 vitesh në shërbim të fëmijëve, që sot, siç thotë ajo, po i realizohet një ëndërr, ndërtimi i Pediatrisë së re të Elbasanit”, shprehet Manastirliu. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.