Agjencia Telegrafike Shqiptare

Edhe hakerat pendohen?

DUBLIN, 25 maj /ATSH-DPA/ – Një grup hakerash në Irlandë, që kishin marrë peng të dhënat e shërbimit shëndetësor kombëtar dhe kishin kërkuar 20 milionë dollarë për kthimin e tyre, u penduan duke siguruar një fjalëkalim falas për t’i zhbllokuar ato, raportoi BBC.

Grupi postoi në faqen e tij të internetit një mesazh drejtuar Shërbimit Shëndetësor Ekzekutiv irlandez (HSE), i cili menaxhon sistemin shëndetësor duke specifikuar se “ne kemi dhënë çelësin për dekriptimin falas të të dhënave, por duhet ta kuptoni që ne do të shesim ose botojmë shumë të dhëna private nëse nuk lidheni me ne për të zgjidhur situatën”.

Sipas ministrit Irlandez të Shëndetësisë Stephen Donnelly, arsyeja për këtë veprim nuk është e qartë.

“Ne nuk kemi paguar asnjë shpërblim direkt, indirekt, përmes palëve të treta ose në ndonjë mënyrë tjetër dhe kurrë nuk do ta paguajmë. Ne u befasuam. Ekipi ynë teknik po teston çelësin dhe përgjigja fillestare është pozitive”, shtoi ai.

Sulmi, shpjegoi ministri, çoi në shqetësime të ndryshme për pacientët, me për shembull anulimin e 80% të kolonoskopive dhe 50% të procedurave të radioterapisë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version