ROMË – Draghi i vlerësuar 50,6% pozitivisht në 100 ditët e para të qeverisjes

ROMË, 24 maj /ATSH-ANSA/ – Rezultatet e sondazhit të kryer nga instituti kërkimor Quorum/YouTrend për kryeministrin italian Mario Draghi treguan se ai u vlerësua pozitivisht nga 50,6 % e të anketuarve, pas 100 ditëve të para si kryetar i qeverisë.

Midis ministrave të ekzekutivit, më i vlerësuari është ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Ndërsa, ndër udhëheqësit, Giuseppe Conte dhe kryeministri aktual janë në dy vendet e para, me ish-kryeministrin dy pikë mbi atë aktual.

Në detaje, 50,6% e të intervistuarve pranojnë se ish-bankieri qendror ka bërë një punë të mirë, 27,6% nuk ​​dinë të gjykojnë ose nuk përgjigjen, ndërsa 21,8% shprehën një mendim negativ.

Ndërsa për ministrat individualë, kreu i Departamentit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, është ai puna e të cilit ka marrë miratimin më të lartë (29%), i ndjekur nga ministri i Jashtëm Luigi Di Maio (13,1%) dhe ai i Kulturës Dario Franceschini ( 10,5%).

Midis figurave politike, sjellja e të cilëve është vlerësuar më shumë gjatë muajve të fundit, Giuseppe Conte (34,7%) dhe Mario Draghi (32,8%) zënë dy vendet e para, të ndjekur nga Giorgia Meloni (21,3%), Matteo Salvini (19%), Roberto Speranza (13,3%), Luigi di Maio (9,6%), Nicola Zingaretti (7,2%), Enrico Letta (6, 4%) dhe Silvio Berlusconi ( 5,5%)./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.