ITALI – Di Maio: Paga minimale në BE të jetë e njëjtë

ROMË, 24 maj /ATSH-ANSA/ – Nuk është më e mundur të zvarritet një ndërhyrje në nivelin europian që i bën kushtet e pagës minimale homogjene në të gjithë Bashkimin Europian, deklaroi ministri i Jashtëm Luigi Di Maio duke folur në konferencën ndërkombëtare me temë ”Direktiva në lidhje me pagat minimale adekuate në Bashkimin Europian”.

“Kjo nuk do të thotë që pagat duhet të barazohen në 27 vendet anëtare, por duhet të parametrohen në pragjet minimale dhe të jenë të llogaritura në bazë të nivelit të varfërisë në secilin prej tyre”, specifikoi kreu i Ministrisë së Jashtme italiane.

“Për këtë arsye, unë jam shumë i kënaqur që po diskutohet një propozim për një direktivë kornizë mbi pagat minimale adekuate në Europë”, tha ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.