Agjencia Telegrafike Shqiptare

572 aplikime për hetues/ BKH: U kualifikuan 421 kandidatë

TIRANË, 24 maj /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Përzgjedhjes pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 27.05.2021, do t’i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Aftësive Fizike do të zhvillohet në datat 01.06 – 04.06.2021, kandidatët e kualifikuar për këtë fazë do të njoftohen pas përfundimit të testit logjik.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version