Qendra e re e Arkivave të DPSHTRR-së/ Në shërbim të 13 drejtorive, shpejtësi në përpunimin dixhital të arkivave aktive

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Qendra e re e Arkivave Qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në kompleksin rajonal në Durrës do të krijojë kushte sigurie, punë komode e shpejtësi në përpunimin dixhital e informatik të arkivave aktive për shërbimin dhe institucionet e treta.

DPSHTRR, bën të ditur se punimet po ecim me ritëm të përshpejtuar në kantierin e rëndësishëm të ndërtimit të Arkivës së re Qendrore të DPSHTRR, në Durrës.
Arkivat e Automotorizimit janë voluminoze, aktive pa afate për efekt verifikimesh e përpunimi e në rritje si numër, në shërbim të 13 drejtorive rajonale të DPSHTRR.
Ky investim i rëndësishëm ofron standarde dhe siguri shërbimi për të gjithë qytetarët.
“Fondet nga të ardhurat e DPSHTRR me vetëfinancim, rezultat i miradministrimit.
Investim strategjik për sot e për nesër, që certifikon entin tonë para partnerëve e qytetarëve për ruajtjen dhe garantimin e arkivës”, njofton DPSHTRR. /j.p/r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.