Korçë/ Ura bashkëpunimi midis bizneseve shqiptare dhe ukrainase në bujqësi dhe agropërpunim

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo priti në një takim pune në  zyrën e tij, konsullin e nderit të Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarav.
“Është gjithmonë kënaqësi të pres miq si Shahin Omarav” u shpreh Filo, teksa bën të ditur disa nga çështjet kryesore të këtij takimi.
“Diskutuam për minoritetin shqiptar në Ukrainë, për aktivitetet e shumta që ata bëjnë atje”, tha Filo.
Ndërkohë, ai e vuri theksin në rëndësinë e promovimit të zakoneve dhe traditave tona, si faktor të rëndësishëm të ripërtëritjes së trashëgimisë historike kulturore shqiptare, për brezat që jetojnë jashtë vendit.
Gjithashtu tha Filo, në fokus të takimit me konsullin e nderit të Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarav, u diskutua për ura të reja bashkëpunimi midis bizneseve shqiptare dhe ukrainase në fushën e bujqësisë dhe agropërpunimit. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.