FOKUS – 200 milionë doza të vaksinave antiCOVID-19 të administruara në BE

BRUKSEL, 18 maj /ATSH-AFP/ – Më shumë se 200 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 janë administruar në Bashkimit Europian, sipas të dhënave zyrtare dhe rreth 53 milionë europianë janë tashmë të vaksinuar.

Të paktën 200,11 milionë doza janë administruar rreth 148 milionë persona në 27 vendet e BE-së, rreth 33,2% të popullsisë së BE-së, sipas të dhënave zyrtare.

Në total, të paktën 52,90 milionë persona janë vaksinuar plotësisht, me dy dozat e kërkuara ose me vaksinën me një dozë të Johnson & Johnson, rreth 11,8% të popullsisë.

Malta dallohet me rreth 32,5% të popullsisë së saj tashmë të vaksinuar plotësisht, ndërsa 64% e njerëzve të saj tashmë kanë marrë të paktën një dozë.

Ndërkohë që Bullgaria ka mbetur prapa pasi vetëm 10,2% e banorëve të saj kanë marrë një dozë vaksine dhe vetëm 6% janë vaksinuar plotësisht.

Në Francë, 29,63 milionë doza u administruan për 20,66 milionë persona, ose 30,6% të popullsisë. Midis tyre, 9,13 milionë persona janë vaksinuar plotësisht (13,5% e popullsisë).

Gjermania ka administruar të paktën një dozë në 36,8% të popullsisë së saj, dhe 11,1% e gjermanëve tani janë plotësisht të vaksinuar.

Në shifra krahasuese, më shumë se 47,7% e popullsisë në SHBA ka marrë të paktën një dozë, ndërkohë që 37,4% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht. Rreth 54% e britanikëve kanë marrë të paktën një dozë, për rreth 30% të popullsisë britanike të vaksinuar plotësisht.

BE, qendra kryesore për prodhimin botëror të vaksinave, ka eksportuar po aq doza të vaksinave antiCOVID-19 të prodhuara në tokën e saj sa ka mbajtur për vete./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.