Eksportet rekord historik/ 109 miliardë lekë në janar-prill 2021

TIRANË, 18 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në periudhën janar-prill 2021 eksportet kanë shënuar rekord historik.

Kryeministri Rama ndau të dhënat për 4-mujorin e parë të vitit, duke nënvizuar se eksportet kanë shkuar në 109 miliardë lekë.

Eksportet shqiptare kanë vijuar të shënojnë një rritje të fortë edhe në muajin prill, duke reflektuar rikuperim pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë së virusit Sars-COV-2

Për 4-mujorin, eksportet u rritën me 35 % me bazë vjetore, duke arritur në 109 miliardë lekë. Edhe në raport me 4-mujorin 2019, tendenca është sërish në zgjerim, me 10 %.

Të gjithë sektorët shënojnë rritje të eksporteve, por ecuri më të mirë po e shënojnë eksportet e metaleve, si rrjedhojë e kërkesës së fortë dhe shtrenjtimi të ndjeshëm të çmimeve.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.