Qendra e Ndihmës Ligjore pranë Ministrisë së Drejtësisë ka trajtuar 553 raste gjatë 2020-ës

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Përgjatë vitit 2021 Qendra e Ndihmës Ligjore pranë Ministrisë së Drejtësisë ka trajtuar plot 553 raste.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj publikoi sot statistikat, ndërsa theksoi se 278 raste janë krijuar në qendër dhe 275 përmes numrit të gjelbër.

“Me mbështetjen e Fondacionit ‘Shoqëria e hapur për Shqipërinë’, krijuam platformën juristionline.al si dhe realizuam vendosjen e numrit të gjelbër 0800 1010”, tha Gjonaj.

Nga 278 rastet e trajtuara në qendër, 38 kishin të bënin me çështje penale, 82 me çështje administrative dhe 158 me çështje civile.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.