Mbërrijnë 12 870 doza vaksina Pfizer në aeroportin “Nënë Tereza”

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë “Tereza” mbërritën sot 12 870 doza vaksina “Pfizer”.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se deri tani kanë ardhur rreth 773 mijë vaksina.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës “Pfizer”, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri”, – theksoi Rama.

Nga 12,870 doza vaksine “Pfizer” që sapo mbërritën, 8190 janë nga kontrata me “Pfizer” dhe 4.680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian.

Vaksinimi antikovid në vendin tonë po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin. Qeveria shqiptare ka si objektiv për të kryer 1 milion vaksinime brenda muajit qershor./k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.