400 kilogramë kokainë e sekuestruar/ Braçe: Sukses, autoritetet italiane dhe amerikane partnerë të pazëvendësueshëm në këtë betejë

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe e ka cilësuar një sukses operacionin për sekuestrimin e 400 kilogramëve kokainë në Lipjan të Kosovës.

“400 kilogramë kokainë e sekuestruar, sukses. Një bravo e madhe për shqiptarë, italianë e amerikanë, policitë e Shqipërisë e Kosovës, prokuroritë speciale të Shqipërisë, SPAK, të Kosovës”, deklaroi Braçe.

Sipas tij, autoritetet italiane dhe amerikane të përfshira në betejën kundër kokainës dhe grupeve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e kokainës janë partnerë të vyer e të pazëvendësueshëm në këtë betejë.

“Koordinimi, gjurmimi, mbikëqyrja, dorëzimi i kontrolluar dhe goditja e të përfshirëve në këtë trafik, një sukses”, tha ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.