Vijon puna për rehabilitimin e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët

TIRANË, 16 maj /ATSH – I. Vata- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se vijon puna për rehabilitimin e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët.

Ajo tha se Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët, do jetë unike në llojin e saj dhe do përfundojë brenda vitit.

“Vijon puna për rehabilitimin e plotë të Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët, për të siguruar kushtet dhe standardet më të mira për zhvillimin e fëmijëve me aftësi ndryshe  Një qendër unike e këtij lloji në vend, me staf të dedikuar, e cila do të jetë gati brenda vitit”, tha Manastirliu.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.