“Shqipëria buzëqesh”/664,452 vaksinime antiCOVID deri tani, 212,418 qytetarë kanë marrë të dyja dozat

TIRANË, 16 maj/ATSH/- – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se deri tani 212,418 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antivCOVID.

Duke shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për punën shembullore të vaksinatorëve në gjithë vendin, Manastirliu shprehet se deri tani janë kryer në total 664,452 vaksinime.

Mirënjohje për punën e palodhur çdo ditë, vaksinatoreve tona në çdo cep të vendit, që po çojnë përpara një proces vaksinimi shembullor, për mbrojtjen e jetës e shëndetit të qytetarëve. 664,452 vaksinime të kryera deri tani, nga të cilat 212,418 doza të dyta”, thekson Manastirliu duke publikuar foto nga vaksinatoret në Pukë, Dibër, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Fier, Korçë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.