GJERMANI – Maas: T’i jepet fund dhunës dhe të rifillojnë bisedimet mes Izraelit dhe palestinezëve

BERLIN, 16 maj /ATSH-AFP/ – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas bëri thirrje sot për t’i dhënë fund e dhunës në Lindjen e Mesme dhe i kërkoi Izraelit dhe palestinezëve të rifillojnë bisedimet.

“Ajo që duhet tani është fundi i sulmeve me raketa, fundi i dhunës dhe rifillimi i bisedimeve mes izraelitëve dhe palestinezëve për një zgjidhje me dy shtete”, theksoi Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas në një mesazh në Twitter duke e cilësuar situatën shumë të rëndë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.