Skema e naftës formalizon bujqësinë, mbi 61 mijë fermerë të regjistruar me NIPT

TIRANË,  15 maj /ATSH/ Skema e naftës falas për bujqësinë, po ndikon në rritjen e  formalizimit të këtij sektori.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se prej fillimit të këtij viti, kohë kur nisi edhe zbatimi i skemës së mbështetjes naftë për bujqësinë, janë regjistruar mbi 16 mijë fermerë me NIPT.

Aktualisht janë të regjistruar në sistem 16,601 fermerë nga rreth 45,300 që rezultonin të regjistruar përpara se të zbatohej kjo skemë.

Aplikimet për fazën e parë për të marrë naftë të çliruar nga tre taksa (akciza, karboni dhe taksa e qarkullimit) u hapën në 15 janar dhe u mbyllën në 30 mars të këtij viti dhe në total aplikuan 20 mijë e 561 fermerë, ndërkohë që vijon shpërndarja e kartave për të marrë naftën me çmim 56% më të ulët.

Ndërkohë faza e dytë e kësaj mbështetje do të jetë në vjeshtë për të mbjellat e kësaj stine.

MBZHR ka parashikuar që për vitin 2021 numri i përfituesve të arrijë në 70 mijë fermerë, me një buxhet prej 1 miliardë lekësh. /a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.