Kreditimi i biznesit në 3-mujorin e parë/ Ndërtimi dhe industria kryesojnë rritjen e huadhënies

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se ndërtimi dhe industria kanë udhëhequr rritjen e kredisë për biznesin në tremujorin e parë të vitit 2021.

Norma vjetore e rritjes së kredisë për ndërtimin u rrit me 14% në tremujorin e parë, ndërsa për industrinë rritja arriti në 10%.

Sipas BSH-së bankat kanë kredituar më shumë sektorin prodhues.

Në tërësinë e vet, Banka e Shqipërisë vlerëson se kredia për biznese vijon të ndjekë një trajektore rritëse, e mbështetur nga kreditimi në lekë i bizneseve dhe kredia për investime. Norma vjetore e rritjes gjatë tremujorit të parë ishte 8.2%, rreth 1.1% më e lartë se një tremujor më parë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.