Kosovë/ 2 220 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19

PRISHTINË, 15 maj/ATSH/ Pandemia e COVID-19 e shfaqur në Kosovë në mars të vitit 2020 ka marrë jetën e 2 220 qytetarëve.

Mbi 106 mijë qytetarë janë infektuar deri më tani me këtë virus, ndërsa mbi 99 mijë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 5.486.

“Numri total i rasteve pozitive është 106.803 raste nga 563.472 persona të dyshimtë me  virusin SARS-CoV-2 dhe 2220 raste vdekjesh. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.097 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.486’” thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Kujtojmë se Kosova mbetet vendi me numrin më të ulët të të vaksinuarve, kjo pasi Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka arritur të lidhë kontratë me kompanitë prodhuese për blerjen e dozave për imunizim të popullatës.

Deri më tani në Kosovë kanë mbërritur vetëm vaksina donacione nga BE-ja, të cilat nuk po mjaftojnë dhe për këtë qëllim edhe procesi i imunizimit po ecën shumë ngadalë./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.