FUTBOLL – Fred rikthehet me kombëtaren e Brazilit pas një mungese të gjatë

RIO DE ZHANEIRO, 15 janar /ATSH-DPA/ – Mesfushori i Manchester United, Fred është thirrur në skuadrën braziliane për herë të parë që nga viti 2018 për kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës me Ekuadorin dhe Paraguajin.

Fredi shkroi në Twitter se ishte “një gëzim i madh për të përfaqësuar përsëri vendin tim. Gjithmonë krenar që më thirrën. Le të shkojmë përsëri!”.

28-vjeçari është kritikuar nga ekspertë të shumtë për performancën e tij në humbjen e së enjtes 4-2 në Premier League ndaj Liverpool, por menaxheri i United, Ole Gunnar Solskjaer ka qenë rregullisht përkrah mesfushorit.

I pyetur në një konferencë për shtyp rreth vendimit të tij për të rikthyer Fred, trajneri i Brazilit, Tite theksoi se “ai u përfshi për shkak të performancës së nivelit të lartë në United, ekipi që është i dyti në Premier League”./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.