Vaksinimi masiv antikovid/ Më shumë se 650 mijë vaksinime në vend

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur sot se janë kryer më shumë se 650 mijë vaksinime antikovid.
Manastirliu u shpreh se numri i vaksinimeve ka arritur në 650 mijë për qytetarët më të rrezikuar, ndërkohë që synohet të arrihet në 1 milion vaksinime brenda qershorit.
“Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 650 mijë vaksinime, vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë të 1 milion vaksinimeve”, – tha Manastriliu.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

/k.s/r.e/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.