Manastirliu: Mbi 192 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antikovid

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se 192 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antikovid.

Manastirliu bën të ditur se në total janë kryer 638,338 vaksinime për punonjës të shërbimeve kritike dhe grupmoshat mbi 60-vjeç.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga COVID-19”, tha Manastirliu.

Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe qeveria ka si objektiv për të kryer 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.

Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, etj.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.