Integrimi i Romëve në Shqipëri/ MSHMS organizon dialogun e pestë publik

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Dialogu i Pestë Publik për Integrimin e Romëve në Shqipëri, u zhvillua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Projektin Rajonal për Integrimin e Romëve 2020.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2020 si dhe vendosja e prioriteteve të reja për përfshirje, barazi dhe pjesëmarrje të Romëve dhe Egjiptianëve, për vitet 2021-2025.

Ky takim ishte i veçantë, jo vetëm për shkak se inkurajoi dialogun publik midis institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile, por gjithashtu sepse ishte takimi i parë i mbajtur drejtpërdrejt në një hapësirë të hapur, duke respektuar të gjitha masat ndaj COVID-19, pas më shumë se një viti takimesh të mbajtura online.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.