GJERMANI – Ekspertët paralajmërojnë për një valë të katërt

BERLIN, 14 maj /ATSH-ANA/ – Kriza e COVID-19 nuk duhet të deklarohet e mbaruar, ne mund të përjetojmë një valë të katërt në vjeshtë, paralajmëroi sot Hendrik Streek, drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Bonit.

“Ne duhet të përdorim kohën që kemi deri atëherë për të përmirësuar strukturat dhe procedurat për t’u marrë me të”, tha Streek për revistën “Focus”.

Profesori 43-vjeçar beson se do të ishte shumë e dobishme të krijohej një “këshill pandemie” në nivelin federal për t’u marrë me pandeminë tjetër.

Streek bëri thirrje gjithashtu që “dixhitalizimi i autoriteteve shëndetësore dhe zgjerimi i infrastrukturës së kujdesit shëndetësor të merren seriozisht: Ne kemi nevojë për t’i bërë këto profesione më tërheqëse, për të përmirësuar pagat e tyre dhe për të optimizuar arsimin”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.