FUTBOLL – Tifozët e Chelsea dhe Man City përballen me kërkesa të rrepta udhëtimi

LONDËR, 14 maj /ATSH-DPA/ – Tifozëve britanikë që udhëtojnë në Portugali për finalen e Ligës së Kampionëve midis Chelsea dhe Manchester City u është thënë se ata duhet të hyjnë dhe të dalin jashtë vendit brenda 24 orëve.

Qeveria portugeze ka thënë gjithashtu se tifozët duhet të mbërrijnë dhe të nisen vetëm me avionë charter dhe të përballen me testet Covid-19.

Chelsea dhe City do të marrin secili nga 6 000 bileta për ndeshjen në ”Estadio do Dragao”.

Cituar në faqen e internetit të BBC, ministrja e Jashtme portugeze Mariana Vieira da Silva tha se “ata që kalojnë në finalen e Ligës së Kampionëve do të vijnë dhe shkojnë në të njëjtën ditë, me një test të bërë si dhe me fluturime charter”./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.