Mbi 619 milionë lekë për rindërtimin e objekteve arsimore në Kamzë dhe Kavajë

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit përdorimin e fondit të rindërtimit për vitin 2021 për financimin e rindërtimit/rikonstruksionit të objekteve arsimore në bashkitë Kamzë dhe Kavajë në vlerën totale prej 619 885 285 lekë.

Sipas këtij vendimi, bashkisë Kamzë i transferohet fondi në masën 150 886 168 lekë pa TVSH në formën e transfertës së pakushtëzuar.

Bashkisë Kavajë i transferohet fondi në masën 468 999 117 lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar.

Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Kamzë e Kavajë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.