SPANJË – Rreth 45 milionë turistë priten në 2021

MADRID, 12 maj /ATSH-AFP/ – Spanja shpreson të tërheqë në 2021 rreth 45 milionë turistë të huaj, rreth gjysma e numrit të vizitorëve të pritur në 2019, para fillimit të krizës shëndetësore, deklaroi sot ministri spanjoll i Turizmit.

“Ky është një parashikim i matur, realist për të pritur gjysmën e turistëve ndërkombëtarë që ne kemi pasur në 2019”, theksoi Reyes Maroto në një konferencë shtypi.

Në 2019, Spanja kishte pritur 83,5 milionë turistë të huaj duke u klasifikuar si destinacioni i dytë turistik botëror pas Francës./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.