Një copëz historie e Shqipërisë në Bienalen e Arkitekturës në Venecia


TIRANË, 12 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama i uroi sot suksese vajzave arkitekte, që përfaqësojnë vendin në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, me një copëz historie të Shqipërisë”.

“Suksese Irolës, Fionës, Rudinës, Malvinës, vajzave arkitekte, që na përfaqësojnë në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, me një copëz historie të Shqipërisë”, tha Rama, ndërsa ndau videon.

Në prezantimin e arkitekteve shqiptare në Bienalen e Arkitekturës në Venecia i kushtohet rëndësi fqinjësisë.

Pavijoni shqiptar do të sjellë në vëmendje këtë fenomen social, të lidhur ngushtë me historinë tonë, duke eksploruar origjinën dhe efektet e tij.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.