Lezhë/ Drejt përfundimit ura në fshatin Kalivaç, zgjidhje 1500 banorëve të 5 fshatrave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Forcat e Armatosura në bashkëpunim me bashkinë Lezhë përfundojnë së shpejti urën në fshatin Kalivaç duke i dhënë zgjidhje problemit të izolimit të banorëve.
Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ndau sot foto nga ura e re në fshatin Kalivaç, Ungrej.
Pas dëmtimit të kësaj ure nga përmbytjet e muajit janar, xhenierët e Komandës Mbështetëse nisën menjëherë punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në bashkinë e Lezhës.

Ura u shemb nga prurjet e shumta duke izoluar rreth 1500 banorë të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër.

Menjëherë pas mbushjes së krahut të dëmtuar, xhenierët e FA nisën montimin e urës tip “bailey”.

Ura do të jetë 21 m e gjatë dhe veç të tjerash, frekuentohet nga nxënësit e 5 shkollave 9-vjeçare në zonë.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.