Kursi i këmbimit/ Forcohen dollari dhe paundi, euroja dhe franga humbasin terren

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të mërkurën dollari amerikan dhe paundi britanik fituan terren në raport me lekun, ndërsa euroja dhe franga zvicerane u dobësuan.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u forcua me 0,16 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane, euroja u zhvlerësua me vetëm 0,04 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 101.26 lekë, ndërsa euro u këmbye me 122.87 lekë.

Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 0,25 lekë më tepër, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 0,11 lekë më pak.

Monedha britanike këmbehet sot me 143.13 lekë dhe franga zvicerane me 112.01 lekë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.