Kosovë/ Nis sot vaksinimi i personave mbi 65 vjeç

PRISHTINË, 12 maj /ATSH/ Sot do të filloj vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 65-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë derisa ka njoftuar për fillimin e procesit të vaksinimit kundër COVID-19 për personat mbi moshën 65 vjeç, ka bërë të ditur edhe se prioritet do të jenë personat e regjistruar në platformën e-Kosova.

Fillimisht do të vaksinohen personat nga komuna e Prishtinës.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot fillon vaksinimi i personave mbi moshën 65-vjeçare.

Nga nesër, 12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç,(me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat e Rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit të bashkëlidhur

#VAKSINOHU

Orari i vaksinimit kundër COVID-19

E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)

• Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani

(Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

E premte, 14 maj: (08:00-19:30)

• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)

Të gjitha komunat: Në QKMF

E shtunë, 15 maj (08:00-19:30)

• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina  (Salla “1Tetori”, Prishtinë)

Të gjitha komunat: Në QKMF

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.