FOTO/ Vlorë, furnizim cilësor me ujë për rreth 600 familje në dy lagje të qytetit

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Rreth 600 familje në lagjet “11 Janari” dhe “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës përfitojnë nga investimi që siguron furnizim cilësor me ujë.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve, Shkëlqim Leskaj, ndoqi nga afër punën për lidhjen e konsumatorëve me rrjetin e ri.

Punonjësit e UK Vlorë janë në terren për testimin e furnizimit nga ky investim.

Drejtori Leskaj tha se “kërkojmë mirëkuptimin e banorëve për ndonjë anomali të shfaqur në furnizimin me ujë të këtyre zonave gjatë ditëve të fundit, deri në stabilizimin e plotë të situatës”.

Ujësjellës Kanalizime Vlorë i ka kushtuar vëmendje edhe zonave bregdetare në kuadër të sezonit turistik. Gjatë ditëve të fundit u punua për shtrimin e një linje të re në Jonufër, e cila përmirëson cilësinë e furnizimit me ujë.

/k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.